2007-04-26 16:43:26

Papa mbi ndryshimet klimatike: të promovohen stile jete që i përgjigjen kërkesave të progresit të qëndrueshëm të popujve.


(26.04.2007 RV)Papa fton të promovohen stile jete, modele prodhimi e konsumi, që respektojnë krijimin dhe kërkesat reale të progresit të qëndrueshëm të popujve, duke pasur parasysh shpërndarjen universale të pasurive, siç përsërit vazhdimisht Doktrina Shoqërore e Kishës. E këtë e bën përmes një telegrami, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, drejtuar seminarit të organizuar në Romë nga Këshilli Papnor i Drejtësisë e Paqes me temë: “Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi”. Papa vlerëson lart nismën, përmes së cilës po thellohen problematika ambientale, etike, ekonomike, shoqërore e politike me rëndësi të dorës së parë, që ndikojnë veçanërisht në sektorët më të dobët të shoqërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.