2007-04-24 17:38:41

Të dielën e ardhshme Benedikti XVI do të shugurojë 22 diakonë të dioqezës së Romës.


(24.04.2007 RV)Shugurimi do të kremtohet pikërisht në Ditën botërore të lutjes për thirrjet meshtarake e rregulltare. Do të fillojë në orën 9 në bazilikën e Vatikanit. Meshën solemne, gjatë të cilës Papa do t’i japë urdhërin meshtarak 22 diakonëve të Kishës romake, do ta kryesojë vetë Benedikti XVI. Rreth tij do të bashkëkremtojnë kardinali-vikar, Kamilo Runi, ipeshkvijtë ndihmës, eprorët e seminareve dhe famullitarët e të shuguruarve.







All the contents on this site are copyrighted ©.