2007-04-24 17:38:25

Papa pret Abu Mazenin në Vatikan. Vlerësohen përpjekjet për rifillimin e procesit të paqes ndërmjet izraelitëve e palestinezëve.


(24.04.2007 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen (Mahmoud Abbas) me grupin shoqërues. Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u fol kryesisht për situatën në Lindjen e Mesme. Posaçërisht u vlerësua impenjimi, falë edhe ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare, për rifillimin e procesit të paqes ndërmjet izraelitëve e palestinezëve. Nota njofton, më pas, se u fol edhe për situatën e brëndshme palestineze, duke u ndalur posaçërisht tek vështirësitë që përballojnë katolikët dhe tek vlera e kontributit që i japin kësaj shoqërie.Si përfundoi audienca me Papën, presidenti Abu Mazen u takua edhe me kardinalin Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit që shoqërohej nga imzot Dominik Mamberti, sekretar për marrëdhëniet me shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.