2007-04-24 18:47:08

Imzot Agostini, ipeshkëv i Sapës flet për Kishën e vjetër të Shën Gjergjin në Nënshat.


(24.4.07 RV)RealAudioMP3 Të hënën 23 prill është bekuar Kisha e Shën Gjergjit e restauruar në Nënshat, dikur Kishë-Katedrale e Ipeshkëvisë së Sapës. Pra, dioqeza e lashtë e Shqipërisë, Sapa tashmë sërish e ka tempullin e vet të vjetër me pamjen e dikurshme. Gjatë punimeve të restaurimit kanë dalur në dritë edhe elemente repertesh të rëndësishme për dëshminë e historisë së kësaj Kisha dioqezane, si varrezat e ipeshkëvijve imzot Severini e imzot Kolec. Përveç këtyre është gjetur edhe një tjetër varrezë, në cilën hamendohet se janë edhe eshtrat e imzot Frang Bardhit historianit, folkloristit dhe etnografit, njerit prej figurave më të rëndësishme të letërsisë së vjetër shqip. Po më hollësisht mbi këtë Kishë dhe dëshminë historike ta dëgjojmë ipeshkvin aktual të Sapës imzot Lucian Agostinin në mikrofonin e Radio Vatikanit.RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.