2007-04-23 18:36:20

Në Francë shkojnë në balotazh për zgjedhjet presidenciale neogolisti Sarkozi e socialista Rojal


(23.4.07 RV)RealAudioMP3 Në zgjedhjet presidenciale në Francë pas turnit të parë, Sarkozi dhe Royal vijojnë udhën drejt Eliseut, në balotazh më 6 maj. Kandidati i qendrës dhjathtë, Nikola Sarkozi ka fituar turnin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë me 31,11 % të votave, rivalja e tij socialiste, Segolen Rojal, e kualifikuar për zgjedhjet e balotazhit me 6 maj, ka fituar 25,84 %. Kandidati i qendrës i cili do të jetë vendimtar për rezultatet e balotazhit, Fransua Bajro zuri vendin e tretë me 18,55 % të votave, ndërsa lideri ekstremist i djathtë Zhan-Mari le Pen ka fituar 10,51 % të votave. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e madhe me 85 për qind. Qysh sot kanë filluar sondazhet për 6 majin e ardhshëm, sipas të cilave kandidati i qendrës së djathtë Nikola Sarkozi do të bëhet president me 52-54 për qind të votave. Bajro do të vendos të mërkurën, ndërsa presidenti Shirak preti sot Sarkozi dhe deklaron se mbështet pikërisht atë.







All the contents on this site are copyrighted ©.