2007-04-21 13:06:13

E djela III e Pashkeve Viti C: Nëse jo dashurinë, së paku miqësinë!


(21.4.07. RV) RealAudioMP3 Një përshëndetje të përzemërt nga redaksia shqipe e Radio Vatikanit. Ja përsëri në takimin tonë të së shtunës me Fjalën e Zotit që kremtohet e kumtohet në Meshën Shenjte të së dieles. Kësaj here do të dëgjojmë leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 3-të Pashkëve, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare,
Mendimi që mbizotëron liturgjinë e kohës së Pashkëve është prezenca e Jezusit të Ngjallur. Kjo është e vetmja gjë që na intereson e që ka rëndësi, sepse kemi nevojë për Të. Vetëm për Të.
Krishti i Ngjallur është i pranishëm në histori, ndërhyn realisht në ngjarjet njerëzore e sidomos atëherë kur “peshkimi” është i pafrytshëm, atëherë kur punët nuk ecin për së mbari, atëherë kur gjendemi me duarë thatë pas mundimeve që kemi bërë për të arritur diçka, atëherë kur mbyllemi në vetmitë tona absurde, duke harruar premtimin e Tij, se është me ne gjithmonë.
Sikur do të vërejmë më vonë, edhe në këtë diele të III-të të Pashkëve, pjesët biblike që kumtohen në Meshën Shenjte, vazhdojnë të na paraqesin përjetimin dhe eksperiencës e Pashkëve, duke e zgjatur në mënyrë të këndëshme takimin shpirtëror në fe me Krishtin e Ngjallur, i cili na bën të gjithëve protagonist, secilin prej nesh në kushte e rrethana të veta e të ndryshme. Jezusi e ripërtërinë thirrjen e tij bërë apostujve dhe thirrja e Tij i bind që të bëhen peshkatarë njerëzish.
Kështu pra, rezultati përfundimtar i takimit tonë me të Ngjallurin është shkëndija që e ndez dhe bën të rritet e të shtohet e mira e përbashkët.
Pjesa ungjillore e kësaj së diele nga Gjon Ungjilltar (Gjn 21,1-19), na tregon për dëftimin e tretë të Jezusit ë Ngjallur në liqe, në vendin e gjatë punës së zakonshme të nxënësve të vet, derisa po peshkonin. Me gjeste të thjeshta e të përditshëm Krishti Gjallë u mundëson të vetëve ta njohin se kush është Ai dhe i bën protagonistë, në role të ndryshme: kështu grupi i apostujve përjeton një peshkim papritur, të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, e nxënësi i dashur (shën Gjoni) e percepton, e kupton se Njeriu në bregun e liqenit është Zotëria JEZUS, shën Pjetri do të arrijë i pari përmes notimit tek Ai, e të gjithë përfitojnë nga shoqërimi – prezenca e Tij e ëmbël dhe e këndshëm gjatë drekës.
Të përforcuar nga përjetimi i ngjalljes së Mësuesit e të frymëzuar nga Shpriti Shenjt, Pjetri e apostujt tjerë nuk sprapsen para kërcënimeve që merrnin prej autoriteteve të larta civile e politiko-fetare judaike. Njerëz të thjeshtë e në dukje të parë jo të përgatitur, i bëjnë ballë dhe qendërojnë trimërisht para autoriteve supreme Judaike.
Kështu, Leximet Biblike të kësaj së diele na paraqesin dëshminë apsotolike për Krishtin e Ngjallur, na tregojnë për predikimin e tyre guximtar para autoriteteve civile të kohës duke ripohuar fenë në Hyjin e Gjallë e Veprues, që u ka besuar misionin e tij Hyjnor për të ruajtur grigjën, për kullotjen e udhëheqjen e grigjes (popullit). Apostujt e çonin para planin e shpëtimit për mbarë njerëzimin që Krishti i Gjallë u kishte besuar.
Sikur Pjetrit atë kohë, edhe neve sot, Jezusi na bën të njejtën pyetje: “A më do ti mua?” E sikur nga Pjetri mori përgjigje dashurie, dhe atë e bëri bari e udhëheqës shpirtëror të të gjithë besimtarëve, poashtu sot Jezusi pret përgjigjen tonë personale: “ A më do ti mua?”
Kjo do të thotë se dashuria është gjithçka, se është çdo gjë në jetë: dashuria është fillimi, është forca, ështrë mënyra, është sekreti i suksesit, është arsyeja e vetme për të cilën ia vlenë të jetosh, të vuajsh, të veprosh, të pësosh, të qendërosh, të shpenzosh të gjitha fuqitë shpitërore e njerëzore.
Dashuria na sjell drejt e në zemër të Zotit dhe në zemër të të afërmit tonë.
Gjithmonë e në çdo çast, duhet ta duam Zotin e të afërmin: Zotin “me gjithë zemër, me gjithë shpirt, me gjithë mendje”, e të “afërmin porsi vetveten”. (Mt 22,37.39).
“Këte – thotë shën Augustini – duhet gjithmonë ta mendoni, ta meditoni, ta zbatoni e mishëroni.” “Ti, zbatoje dashurinë duke filluar nga i afërmi, me të cilin udhëton; kështu do të mbërrijsh tek Ai (Jezusi) me të cilin dëshiron të jesh përgjithmonë”.
Kështu, të jesh apostull, të jesh i krishterë do të thotë të jesh dëshmitar i gjallë, veprues e pohues jo vetëm i asaj që ka ndodhur në kohën e Jezusit, por edhe të asaj që sot Zoti bën dhe don të bëjë përmes nesh, përmes veprave të tona të përditshme, ta përçojë dashurinë e ofroi shëlbimin çdo njeriu.
Homelia pergatitur nga dom Gjergj MetaRealAudioMP3
Te dashur vellezer e motra sapo kemi degjuar lajmin e gezueshem se Krishti eshte ngjallur. Ky lajm nepermjet grave qe shkojne heret per te pereruar trupin e Krishtit ne varr kalon tek disheputj e nepermjet tyre kalon te te gjithe njerezit e vjen deri te ne sot. Por kjo prani e ngjallur e Krishtit kalon edhe nepermjet dyshimit te Tomes, për çka dëgjuam në ungjillin e javës së kaluar. Krishti eshte ngjallur dhe kjo eshte shpresa jone, te lumet ne qe do besojme edhe kur nuk shohim. Krishti i Ngjallur vazhdon te jete i pranishem ne Kishen e tij e ne menyre te veçante ne diten e Zotit ne kremtimin e dites se diele.
Ne kete te djele te trete te kohes se Pashkeve ende Kisha provon pranine e Krishtit te Ngjallur. Dishepujt jane te tronditur pas ikjes se mesuestit te tyre. Ndjehen te braktisur dhe te humbur. Kane pak besim. Nuk arrijne te shohin nepermjet besimit ate çka ka ndodhur. Ne bregun e detit te Galilese dishepujt jane bashke në punet e perditshme. Me ta eshte edhe Pjetri i cili vazhdon punen e tij te peshkatarit. Ai ka kaluar nepermjet pervojes se tradhetise. Ka hasur shikimin e Krishtit ndersa e çonin per ta denuar dhe eshte penduar per ate çka ka bere. Por tani ai ka harruar premtimin e Zoterise “Do te bej peshkatar njerezish”. Si gjithmone del per te zene peshk. Por ajo do te jete hera e fundit per te. Ne bregun e detit te Galilese Pjetri me dishepujt të jeter takojne Krishtin i cili i jep urdher te hedhin rrjeten per te zene peshk. Kete here Pjetri nuk do t'i thote me “Po kemi gjuajtur gjithe naten e nuk kemi zene gje”. Ata do ta hedhin rrjeten dhe do te zene peshk. Me pas Jezusi i fton te ulen me ta. I fton ne tryeze per te ngrene. Perserit gjestin e darkes se fundit me ta. Aty ne ate intimitet me mesuesin e tyre lind edhe dialogu i Jezusit me Pjetrin. Ishte e treta here qe Jezusi i ngjallur u shfaqej dishepujve te tij. Ky numer tre tregon persosmerine dhe plotesine.
Tre here Jezusi do ta pyese Pjetrin per dashurine e tij. Shikoj ne kete dialog shume te bukur dy aspekte qe do te doja t'i shtroja per reflektim. Se pari eshte ai aspekt qe Kisha ka pare gjithmone ne kete pjese te ungjillit te Gjonit, dmth krijimi i institucionit te Pjetrit. Pjetri do te jete ai qe do te udheheqe bashkesine e re te dishepujve te Krishtit. Ai do te jete per ta udheheqes dhe bari. Do t'i prije, por edhe do te kujdeset per bashkesine e re te lindur nga kraharori i shporuar i Krishtit. Ai si bari i mire do t'i prije grigjes duke ecur vete i pari.
I pari ai do te pershkoje rrugen e kete rruge do t'jua tregoje edhe te tjereve. Veprat e apostujve na tregojne pikerisht kete nder dhe detyre qe Pjetri ka pasur ne gjirin e bashkesise se krishtere. Por ne kete detyre ai nuk eshte i vetem. Me te eshte Krishti e me te jane edhe dishepujt e tjere te cileve Krishti u ka lene kete detyre te kullosin grigjen e tij. Papa bashke me ipeshkevinjete, si pasardhes te apostujve jane barinjte dhe udheheqesit e grigjes se Krishtit. Jane prijes dhe shembull. Jane udheheqes dhe barinj. Tregojne rrugen duke ecur ata te paret te ndriçuar nga drita e Ungjillit. Por kete ata nuk mund ta bejne nese nuk kane nje dashuri te pakushtezuar per Krishtin, megjithe dobesite njerezore qe mund te kene. Prandaj neve te gjitheve na lind detyra e madhe jo vetem te ndjekim zerin e barinjeve tani me ne krye papen, por edhe te lutemi per ta qe te jene prijes ne dashuri. Ja pra detyra e pare e Pjetrit dhe e apostujve te tjere, ja detyra e papes dhe e ipeshkevinjeve ne Kishe.
Aspekti i dyte qe do te doja te nenvizoja ndoshta shket pak ne nje lloj sentimentalizmi, por ndersa e lexoja kete pjese me erdhi ndermend nje shembellim shum njerezore. Jezusi kembengul ne pyetjen e tij ndaj Pjetrit tre here: “ Simon Gjoni a me do ti mua”. Jezusi merr pamjen e nje femije te vogel qe kerkon dashuri, qe lyp dashuri. “A me do ti mua?” Eshte Zoti ne nje fare menyre qe behet lypes i dashurise tone. Sa e sa here ky leitmotiv gjendet ne Beslidhjen e Vjeter. Zoti qe kerkon dashurine e popullit te tij. Duket se Jezusi kembengul pikerisht si nje femije dhe do te jete i sigurte per ate qe kerkon. Ai duket sikur po ve ne jete fjalen qe ka thene vete “Kerkoni me kembengulje!”. Sikurse vejusha me gjykatesin e padrejte.
Po te dashur vellezer e motra, mund te duket absure, por Zoti kerkon dashurine e njeriut, e kerkon me ngulm. A nuk degjuam nga goja e Jezusit te premten e madhe “Kam etje”. Zoti ka etje per dashurine tone, sepse per kete na ka krijuar qe ne ta duam, qe ai te jetoje kete marredhenie dashurie me ne. Pikerisht per kete ai la lartesite e qiellit, lumturine e Trinise se Shenjte qe te fitonte ne te gjitha menyrat dashurine e njeriut dhe kete e beri duke shkuar ne kryq dhe duke mundur vdekjen me ngjalljen e tij. Ky eshte Zoti yne dhe ne jemi te lumtur qe kemi nje Zot te tille, nje Zot qe u be i dobet dhe u dorezua ne duart e njerezve ne menyre qe ata ta shihnin dhe te kthenin zemren te ai.
Ungjilli i kesaj te djele na hap edhe nje dritare tjeter reflektimi. Krishti e deshi Pjetrin me gjithçka ishte ai. Nuk priti derisa Pjetri te behej i mire dhe i zellshem, por e deshi ashtu sikurse ishte. Kjo eshte dashuria e Zotit qe na do ashtu siç jemi. Miqesia me Zotin do te na beje me te mire dhe me te zellshem per te shpallur Fjalen e tij. Kjo eshte edhe dashuria e krishtere, ndryshe nga çdolloj tjeter dashurie. Nuk e do tjetrin pse eshte i mire me ty, por sepse eshte i dashur nga Krishti.
Duke ndjekur gjurmet e Krishtit, fjala e fundit e Ungjillit të kësaj së diele është “Eja pas meje”, e Pjetri ne krye te bashkesise se pare te krishtere do te shpalle Krishtin e Ngjallur. Duke ecur pas gjurmeve te Krishtit Pjetri jo vetem forcohet gjithnje e me shume ne thirrjen e tij, por provon mbi veten dhe mbi gjithe komunitetin se te ecesh pas gjurmeve te Krishtit do te thote te shkosh drejt perndjekjes së kryqit. Ngjallja e ka me vete edhe te premten e madhe. Jane pazgjidhshmerisht te lidhura njera me tjetren. Shume qarte kete na e tregoi leximi i pare i kësaj së diele nga Veprat e Apostujve. Kisha e pare e krishtere ka vuajtur per Ungjillin, por Zoti ka qene gjithmone prane saj per ta asistuar. A nuk kemi pare te njejten gje ne te gjithe historine e Kishes? A nuk ka ndodhur e njejta gje edhe ne Shqiperi? Pikerisht atehere kur u mendua se Kisha dhe besimi kishin mbaruar pune njehere e pergjigthmone me shqiptaret, pikerisht atehere Krishti triumfoi. Tradita qe ne kemi eshte shume e vyer dhe mund te jete nje shembull per te gjithe ata qe i afrohen krishterimit. E ne si te krishtere duhet te shikojme me admirim drejt martireve qe kane vuajtur, që kanë filjuar jetën e tyre dhe jane pushkatuar gjate komunizmit për shkak të Ungjillit të Krishtit të Gjallë, sepse ishin te krishtere, sepse ishin Shqiptare, sepse ishin te bindur se i duhet bindur Zotit, me shume se sa njerezve.
Na jep o Zot driten e Krishtit te Ngjallur dhe ne veshtiresite e jetes te mos terhiqemi kurre pas por te shpallim pa frike Fjalen tende.







All the contents on this site are copyrighted ©.