(19. 04.2007 RV)Brunoni i Dagsburgut, siç quhej në shekull, lindi në vitin
1002 në një familje vasalësh të mëdhenj të Alsasës, vend që kalonte nga duart e Francës
në ato të Gjermanisë e anasjelltas, deri sa kaloi përfundimisht nën Gjermaninë. 18
vjeç u bë kanonik i Shën Etjenit e 22 vjeçar, diakon. Në vitin 1026 u zgjodh ipeshkëv
i Tul. U ul në fronin papnor në vitin 1049, duke e ndërruar emrin e pagëzimit Brunon
në atë të papnisë, Leoni IX. Erdhi nga Franca në Romë me veshje shtegtari e me këmbë
të zbathura, i pritur me entuziazëm nga të gjithë. Gjatë papnisë së tij luftoi kundër
fenomeneve si simonia, dmth përvetësimi i gjësë së Kishës nga ana e njerëzve të klerit
e, më me forcë akoma, kundër shkëputjes së Kishës greke. Ideja e tij më gjeniale qenë
shtegtimet mespërmes Evropës, ku organizoi sinode, mbajti konçile e mblodhi asamble,
vendimet e të cilave, të marra në praninë e të interesuarve, patën një ndikim shumë
më të madh se ato që vinin nga Roma e largët.Vdiq në Romë më 19 prill. Qëndroi në
timonin e barkës së shën Pjetrit nga 12 shkurti i vitit 1049 deri më 19 prill 1054.
U zgjodh Pajtor nga qyteti italian i Beneventos.