19 prill 2007 Dy vjetori i zgjedhjes së Benediktit XVI: Pranvera e Timonierit të
patrembur të Kishës
(19.4.07 RV) Sot bie dy vjetori i zgjedhjes së Joseph Ratzinger-it në selinë
papnore. Në qendër të programit të tij, përvijuar qysh në ditën e parë, Krishti që
është dashuri e që kërkon ta duash, ashtu sikur Papa na mëson në enciklikën “Zoti
është dashuri”. Krishti “miku” i çdo njeriu që di e do ta kërkoi, deri sa të bëhèt
zbulim i mahnishëm sikur ka qenë për Jozef Racingerin si person, sikur na ka dëshmuar
me thjeshtësi të jaashtëzakonshme në librin e posa botuar. Pika tjetër qendërore e
Papës Benediktit është njeriu me etjen e vet për të vërtetën që mund shuhet vetëm
nga Zoti. Dialogu mes fesë dhe arsye, familja e mbrojtja e jetës, zbatimi i Koncilit
të II-të të Vatikanit, impenjimi ekumenik e dialogu ndërfetar me fe tjera, në mënyrë
të posaçme me Islamin. Këto pra janë pikat themelore që Ati i Shenjtë Benedikti XVI
i ka shpallur në ditën e parë të papnisë së vet e të cilat është duke i çuar përpara
që nga ai 19 prill i 2005, kur Konklava e pati thirrë të zëvendësonte Gjon Palin II-të.