Ahtisari mbrom planin e tij: ndërhyrja në planin tim, në dëm të Kosovës.
(18.4.07 RV)"Mendoj se është shumë e rrezikshme që të fillojmë të përzihemi
rreth planit, sepse atëherë do të përballeshim me pyetjen nëse Kosova mund të jetë
një vend që do drejtohet si duhet", tha Ahtisari sipas agjencive të lajmeve. Lidhur
me pohimet e diplomatëve perëndimorë se Moska do të përpiqet ta zvarrisë propozimin
e tij, ose të sigurojë më shumë autonomi për serbët e Kosovës, Ahtisari tha se nëse
shkohet më tutje, atëherë Kosova bëhet një shoqëri e pa-menaxhueshme. "Nëse vendimi
do të mbetej i paqartë, atëherë situata në Kosovë do të vështirësohej. Nëse çështja
e statusit mbetet e hapur, atëherë vetëm mund të spekulohet. Kjo njerëzve nuk do t'u
lejonte ta planifikonin jetën e tyre", tha Ahtisaari.