2007-04-17 17:15:46

Jeta jonë është në duart e mira të Zotit: janë fjalët që tha dje Papa gjatë drekës me kardinajtë, në 80-vjetorin e ditëlindjes.


(17.07.2007 RV)Salla e Shtypit e Vatikanit publikoi sot edhe tekstin e fjalëve që tha Papa dje, gjatë drekës me Kolegjin Kardinalor, në 80-vjetorin e ditëlindjes. Një ‘drekë mrekullisht e bukur’ tha Ati i Shenjtë, duke i falënderuar kardinajtë – shprehje e kolegjialitetit tonë afektiv e efektiv’. Kolegji kardinalor – shtoi Papa – i jep ndihmë të frytshme e të madhe punës së Pasardhësit të Shën Pjetrit, një minister – shpjegoi – që nuk mund ta kryej i vetëm, por në bashkim me të gjithë ata, të cilët më ndihmojnë, edhe duke u lutur, që Zoti të jetë me të gjithë ne, e të jetë me mua. “Ditët e mia janë në duart tua!” – tha më pas Papa, duke cituar Psalmin 31/33. Është një e vërtetë që na bën ta shikojmë qartë se koha jonë, dita jonë, ngjarjet e jetës sonë, fatet tona, veprimet tona janë në duart e mira të Zotit. E kjo na ngjall besim të madh për të ecur para, duke e ditur se këto duar të Zotit mbështeten edhe tek duart e zemrat e shumë kardinajve. E ky – përfundoi Papa – është për mua shkak i një gëzimi të madh në këtë ditë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.