2007-04-17 17:41:39

Dita Botërore e Hemofilisë


(17.04.07 RV)Kremtohet sot Dita Botërore e Hemofilisë, sëmundje e rrallë gjenetike si pasojë e së cilës gjaku nuk koagulohet sa duhet. Në të gjithë botën, vuajnë prej saj 600 mijë vetë. Tema e zgjedhur për këtë ditë është “Informacioni”. Federata Botërore e hemofilisë mendon se shumë raste nuk diagnostikohen, sidomos në vendet në zhvillim, të cilat, për shkak të çmimeve shumë të larta të barnave, konsumojnë vetëm 10% të ilaçeve që vihen në dispozicion për kurim.







All the contents on this site are copyrighted ©.