2007-04-15 18:06:01

Kisha shpalli të Lum një meshtar torinez dhe një rregulltare nga Kastelamare di Stabia: Panë Krishtin në njerëzit e vuajtur.


(15.04.2007 RV)Kisha shpalli dy të lum të rinj. Janë rregulltarë italianë, që jetuan ndërmjet viteve 1800 e 1900. Kanë të përbashkët mëshirën për njerëzit e varfër e të vuajtur. Panë fytyrën e Krishtit në fytyrat e të gjithë atyre, që zakonisht përbuzen e përjashtohen nga radhët e shoqërisë.
Maria Madalena Staraçe, themeluese e Motrave të Mëshirës, Shërbëtore të Marisë, u shpall e lume sot pasdite në Kastelamare di Stabia, në provinçën e Napolit, ku edhe lindi e jetoi, ndërsa meshtari torinez, Luigji Bokardo, themelues i Bijave të Krishtit Mbret, u lumnua dje pasdite në Torino, Të dy ritet e lumnimit i kryesoi kardinali Hose Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.