2007-04-13 17:59:12

Prodi uron Benediktin XVI për 80-vjetorin e ditëlindjes.


(13.04.2007 RV)Këto ditë mijëra urime i vijnë Papës nga mbarë bota për 80-vjetorin e ditëlindjes. Ndërmjet tyre-mesazhe nga njerëz të thjeshtë dhe nga autoritete politike e institucionale. Ja edhe urimi që i bën Papës kryeministri italian, Romano Prodi – në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: - Duke ndjekur Psalmin 90, mund të themi se kur njeriu mbush 80 vjet, fiton urtinë e zemrës, pikërisht këtë urti, për të cilën kemi aq shumë nevojë. Uroj prandaj, që pikërisht kjo urti të vihet në jetë në sfidat e mëdha që kemi përballë, dmth sfida e paqes dhe e luftës në këtë botë të trazuar; problemi i mjerimit e i pasurisë, në këtë botë plot me tragjedi e padrejtësi; dialogu ndërmjet feve, ndërmjet kulturave. Kemi shumë nevojë, vërtetë nevojë, për zemër!
Pyetje: - Ç’ju ka prekur më shumë gjatë dy viteve të papnisë të Benediktit XVI?Përgjigje: - Mesazhi i tij i parë, i fuqishëm, i ‘Deus caritas est’(‘Zoti është dashuri’), dmth përparësia e dashurisë së krishterë në gjithë jetën tonë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse nga Kisha presim pikërisht këtë mesazh tepër të madh dashurie, pajtimi, vëllazërie!







All the contents on this site are copyrighted ©.