2007-04-13 17:59:23

Në Ukrainë takimi i kapelanëve universitarë evropianë.


(13.04.2007 RV)RealAudioMP3 “Të çohet fryma e Ungjillit në universitete”. Ky është qëllimi i kryesor i takimit të Komitetit të Koordinimit Evropian të kapelanëve universitarë, organizuar nga Këshilli i Konferencave Episkopale të Evropës, që filloi sot në Leopoli të Ukrainës, për të përfunduar të dielën e ardhshme. Gjatë takimit do të diskutohet rreth perspektivave të punës për vitet e ardhshme. Për punën baritore universitare në Evropë flet, në mikrofonin tonë, imzot Lorenzo Leuci, sekretar i seksionit të universitetit pranë Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës:Përgjigje: - Baritoria universitare në Evropë ka tashmë një përvojë dhjetvjeçare, sepse pas Kongresit evropian të Kapelanëve më 1998, u organizua dalëngadalë e sot mund të themi se në të gjitha Konferencat Ipeshkvnore të Evropës ka një delegat që kryeson e gjallëron punën baritore universitare në nivel kombëtar. Është një mision tepër interesant, por sidomos, tepër i rëndësishëm për Evropën, që dëshiron të jetojë stinën e re të ungjillëzimit. Prandaj mund të themi se rifillimi i dialogut ndërmjet Kishës e universiteteve është një nga detyrat e dorës së parë për kryetarin e ri të Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.