2007-04-13 17:26:07

Këshilli i Sigurimit në mision në Kosovë në fund të prillit


(13.04.07 RV)Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të dërgojë një mision në Kosovë në fund të muajit prill, para se të prononcohet mbi të ardhmen e vendit. Sipas kryetarit aktual britanik të Këshillit, Emir Xhons Perri, misioni do të përbëhet nga 15 ambasadorët apo zëvendësit e tyre dhe do të drejtohet nga ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkuara, Johan Verbeke.
Kërkesa për misionin u bë nga Rusia, e cila javën e ardhshme do të dërgojë një delegacion në Beograd, sëbashku me Kinën, në nivelin e ministrave të jashtëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.