Serbia reagon ndaj fjalëve të ambasadorit gjerman.
(12.04.07 RV)Komentet e ambasadorit të Gjermanisë në Serbi, Andreas Zobel e
detyrojnë qeverinë e Beogradit të mbajë qëndrim zyrtarisht. Sot autoritetet serbe
kanë vendosur të hartojnë një notë zyrtare proteste për idetë e hedhura nga ambasadori
gjatë mbledhjes së Forumit për marrëdhënie ndërkombëtare të lëvizjes evropiane në
Serbi, ku ai e këshilloi vendin të pranojë planin e Ahtisarit për Kosovën. Gjithashtu,
Zobel theksoi se nëse Beogradi insiston që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, kjo do
të çojë në destabilizimin e vetë Serbisë, pasi në atë rast mund të hapej problemi
i Vojvodinës dhe i Sanxhakut. Pikërisht ky paralelizëm i është dukur i papranueshëm
politikanëve serbë, të cilët e kanë akuzuar ambasadorin gjerman se ka pasur qëllim
të ravijëzojë kufij të rinj në Ballkan. Natyrisht, s’ka pasur asnjë vlerë për ta,
nota sqaruese a ambasadës, ku thuhet se Zobel nuk ka ndonjë qëllim të tillë.