2007-04-12 17:32:37

Lajme të tjera


(12.04.07 RV)Kombet e pasura nuk arrijnë të ndihmojnë 39 milion fëmijë në 28 vende në luftë në të gjithë botën. Impenjimi financiar i 20 shteteve ndër 22 donatorë është i pamjaftueshëm. Janë këto të dhënat e raportit “Shkolla, e fundit në listë” publikuar sot në të gjithë botën nga organizata “Save the children” (Shpëtoni fëmijët), në kuadrin e fushatës ndërkombëtare “Të rishkruajmë të ardhmen”. Sipas organizatës, akoma 77 milion fëmijë në botë janë të paarësimuar.


Një kamikaze është hedhur në erë në selinë e parlamentit në Irak, duke shkaktuar vdekjen e tre deputetëve e plagosjen e së paku 10 të tjerëve. Po sot në Bagdad, një kamion me eksploziv ka shpërthyer në një urë duke shkaktuar 10 viktima. Ura, e cila u shkatërrua nga atentati, është një nga më të rëndësishmet e qytetit. Ajo lidh zonën shiite dhe atë sunite në të dyja anët e lumit Tiger.








All the contents on this site are copyrighted ©.