2007-04-12 17:30:25

Kryeipeshkvi i Algjerit: t'u japim njerëzve shpresë


(12.04.07 RV)Algjeria numëron të vrarët një ditë pas atentateve terroriste të Al Kaidës. Bilanci i fundit i Ministrisë së Brendshme flet për 33 të vrarë e 57 të plagosur. Gjithashtu, është zbuluar edhe një autobombë tjetër, para selisë së Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimeve Sekrete, në të cilën ndodheshin 500 kg dinamit të lidhura me katër bombola me gaz butan.
Atentatet e reja, që u shtohen kamikazeve që shpërthyen në Kazablanka të martën, e kanë rritur alarmin në Afrikën e Veriut e në Evropë. Si Franca, ashtu edhe Italia kanë deklaruar se rreziku i atentateve në të dyja vendet është real.
Pas këtyre atentateve, cila është rruga që duhet ndjekur për t’i dhënë shpresë popullit të Algjerisë, i cili më 17 maj duhet të zgjedhë deputetët e vet në parlament e duhet ta bëjë këtë pa frikën se ndokush e detyron të zgjedhë atë që nuk do? Në mikrofonin tonë, kryeipeshkvi i Algjerit, imzot Henri Tesiè:
RealAudioMP3 Pas këtij atentati, duhet të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë të përditshme, pasi është pikërisht kjo që na jep shpresë. Këto akte ndodhin sepse ka njerëz që nuk kanë shpresë, e vetëm kur punohet për të mirën e përbashkët, shpresa kthehet. Gjëja më e rëndësishme është të gjendet një zgjidhje e drejtë për Palestinën dhe për vendet e tjera në vështirësi. Në botën e sotme, çdo gjë është e lidhur; duhet të përpiqemi që marrëdhëniet e njërit me tjetrin të bazohen mbi respektimin e të drejtave të njeriut. Ne, për sa kemi mundësi, me punën tonë dëshmojmë se si mund të ndërtohet një e ardhme ku të gjithë respektojnë njëri-tjetrin.







All the contents on this site are copyrighted ©.