2007-04-11 17:16:05

Kosova me rezolutë OKB-je në fund të pranverës.


(11.04.07 RV)Rezoluta e re për statusin e Kosovës pritet të miratohet "nga fundi i pranverës apo fillimi i verës", ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Polt.
Sipas tij, "Këshilli i Sigurimit e ka filluar punën për hartimin e saj". Lidhur me diskutimet në Senatin amerikan mbi projektrezolutën e katër senatorëve, të cilët mbështesin pavarësinë e Kosovës, ambasadori Polt është shprehur optimist se ajo do të miratohet me konsensus.
Ndërkaq, vazhdon ofensiva serbe për të gjetur sa më shumë përkrahës në Këshillin e Sigurimit. Dje, ministri i jashtëm serb, Vuk Drashkoviç ka shkuar në Afrikën e Jugut, aktualisht anëtare jo e përhershme e Këshillit, së cilës i ka kërkuar të mos përkrahë propozimin e Ahtisarit për Kosovën. Javën e ardhshme, në Beograd do të shkojë një delegacion nga Rusia dhe një nga Kina, dy vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, të cilat mbështesin politikisht Serbinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.