2007-04-11 17:18:13

Berisha: mafia kontrollon mediat


(11.04.07 RV)Bëhet gjithnjë e më i ndezur debati ndërmjet politikës e mediave në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha, pas denoncimit të parë, nuk kthehet mbrapsht, dhe thekson edhe një herë se “mafia kontrollon pjesën më të madhe të mediave” në vend. Mbrëmë në parlament, Berisha sulmoi sërish në mënyrë të përgjithshme dhe pa paraqitur fakte konkrete, por duke premtuar se tentakulat e mafies do të priten në çdo sektor. Ditë më parë, kryeministri pat akuzuar editorët dhe ndërtuesit në veçanti për evazion fiskal.
Është e vërtetë që 80 televizione dhe mbi 30 gazeta të përditshme duken shumë për një vend që ka vetëm 3 milion banorë, por deri tani, kontrollet e policisë fiskale të qeverisë Berisha janë përqëndruar tek editorët, afaristët dhe ndërtuesit politikisht më afër opozitës. Kjo e fundit ka programuar një manifestim proteste, të premten në sheshin Skënderbej në Tiranë.








All the contents on this site are copyrighted ©.