2007-04-08 17:32:39

Mesazhi i Pashkëve i Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditës.


(08.04.2007 RV)Është Dita e Pashkëve, Dita e Ngjalljes së Zotit, e mesazheve të mëdha që i drejtohen njerëzimit nga të gjitha kishat e krishtera të botës.
Nga Katedralja e Shën Palit, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, i përcjell të gjithë besimtarëve shqiptarë gëzimin e takimit me Zotin, që kthehet nga të vdekurit me shenjat përfundimtare të fitores mbi armikun e njerëzimit. Themel shprese kjo ngjarje. Burim i ringjalljes për të pikëlluarit, të dëshpëruarit, të ligshtit, të përjashtuarit, që gjejnë në Zotin e Ngjallur gëzimin, shpresën, forcën, mikun më të mirë- i cili i merr për dore e u prin drejt mbretërisë së tij qiellore që s’njeh kufij. Ta ndjekim mesazhin e imzot Mirditës nga Tirana: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.