2007-04-07 15:42:13

Papa kryeson në orën 22. 00 kremtimin e Natës së Pashkëve.


(07.04.2007 RV)Këtë natë Kisha rri pa gjumë e pret Ngjalljen e Zotit. Triditshja e Pashkëve është kulm i gjithë vitit liturgjik, e thelbi i saj është pikërisht kjo Natë, Nënë e të gjitha netëve të lutjes, në të cilën kremtojmë Krishtin e ngjallur. Benedikti XVI do të kryesojë, në Bazilikën e Vatikanit, kremtimin solemn të Natës së Shenjtë, duke nisur me bekimin e zjarrit të ri në tremen e Bazilikës. Pas hyrjes me proçesion në Bazilikë me qiriun e Pashkëve dhe këngën Exultet, Papa do të kryesojë Liturgjinë e Fjalës, Liturgjinë e Pagëzimit dhe Liturgjinë Eukaristike, në bashëkremtim me kardinaj, patrikë, kryeipeshkvij, ipeshkvij e meshtarë.
Radio Vatikani do ta ndjekë drejtpërdrejtë kremtimin e madh me komente në gjuhët kryesore të botës, duke filluar nga ora 21. 50 e, me të, edhe 108 televizione nga 67 vende e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.