Përfundoi misioni i Kondolica Rajs në Lindjen e Mesme.
(27.03.07 RV)Sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs “arriti ta mbajë
të hapur derën” ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Ky është rezultati i misionit
të saj në Lindjen e Mesme, përmbledhur nga kryenegociatori palestinez Saeb Erekat.
Rezultat që do të shndërrohet në takime çdo dy javë ndërmjet kryeministrit izraelit
Ehud Olmert dhe presidentit palestinez, Abu Mazen. Gjithsesi, nuk kemi të bëjmë me
kthesën diplomatike drejt krijimit të shtetit palestinez, në të cilën shpresonin amerikanët.
Izraeli u përpoq të kufizojë temat e bisedimeve me palestinezët vetëm në fushën humanitare
dhe të sigurisë, por Kondolica Rajs arriti të shkëpusë premtimin që bisedimet të përmbajnë
“një horizont politik”.