2007-04-06 14:39:42

108 TV transmetojnë mesazhin Urbi et Orbi të Papës për Pashkë


(06.04.07 RV)108 televizione nga 67 vende e botës do të lidhen me satelit për të transmetuar mesazhin e Pashkëve të Papës Benediktit XVI dhe mesazhin e tij Urbi et Orbi, Romës dhe botës, të dielën e ardhshme në orën 12. Fillimisht, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Pashkëve, në orën 10 e gjysëm, e cila do të transmetohet gjithashtu në të gjithë botën.
Ndërkaq, sonte, për të paraqitur Udhën e Kryqit të kryesuar nga Papa, janë lidhur me Koloseumin në Romë, 67 televizione nga 41 vende të botës. Shpenzimet e lidhjeve mbulohen nga fondi i “Kalorësve të Kolombit”, shoqatë bamirëse me anëtarë në Kanada, SHBA, Meksikë e Filipine. Ngjarjet televizive të Javës Shenjte janë një bashkëprodhin i Qendrës Televizive të Vatikanit dhe Radiotelevizionit Italian.







All the contents on this site are copyrighted ©.