2007-04-05 17:04:28

Moisiu parlamentit: urgjent reforma e drejtësisë


(05.04.07 RV)Presidenti i Shqipërisë, Moisiu përmes një letre dërguar sot Kuvendit, kërkon reforma të thella në fushën e drejtësisë. Ai sugjeron që për këtë të ngrihet një komision i posaçëm parlamentar, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, specialistëve të fushës dhe ekspertëve të deleguar të grupeve parlamentare. Sipas Ministrit aktual të Drejtësisë, Rusmajli, në tryezën e presidentit ndodhet që prej gjashtë muajsh një platformë për reformën e propozuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.