2007-04-05 18:25:33

Kremtimet e Triditshes së Pashkëve në Jeruzalem.


(05.04.2007 RV)Njëkohësisht me Papën në Romë, edhe në Jeruzalem nisën kremtimet e Triditshes së Pashkëve, ndërsa turmat e shtegtarëve kthehen në Qytetin Shenjt në një atmosferë lutje e besimi. Numri i shtegtarëve sivjet është edhe më i madh, sepse Pashkët katolike e ortodokse kremtohen në të njëjtën kohë. Prandaj që dje të gjitha hotelet e shtëpitë rregulltare janë plot me shtegtarë, të cilët sot paradite ndoqën Meshën e Darkës së Mbrame të Krishtit në Bazilikën e Varrit të Shenjtë, ku u hapën kremtimet e Triditshes së Pashkëve, kryesuar nga patriku latin i Jeruzalemit, Imzot Mishel Sabah. Nesër turma e shtegtarëve do t’i ngjitet Kalvarit, për të marrë pjesë në flijimin e Krishtit në kryq e pastaj edhe në ngjalljen e Zotit, pikërisht mbi vendin ku apostujt gjetën varrin e zbrazur e panë lumninë e ngjalljes së Jezusit.







All the contents on this site are copyrighted ©.