2007-04-04 18:00:39

Të rinjtë e dioqezës së Sapës kremtojnë Udhën e Kryqit në burgun e Spaçit.


(04.04.2007 RV)Disa vende të botës kanë pasur, e vijojnë ta kenë edhe sot, fatin e keq ta provojnë në korp e në gjak të bijve të vet më të mirë atmosferën e së Premtes së Madhe e të ecin personalisht pas Krishtit në Udhën e Kryqit, drejt Golgotës. E ndërmjet Golgotave të botës është edhe Spaçi, vendi ku vdiqën ëndrra, u mbytën shpresa, u vranë njerëz, vendi ku u vu në pranga, së bashku me bijtë e saj, vetë liria. 14 stacione, me uratë e këngë të përshpirtshme bënë të rinjtë e dioqezës së Sapës, të kryesuar nga imzot Lucian Avgustini, për të çuar në këtë vend urrejtjeje – dritën e faljes e të dashurisë së krishterë. Shërbim i Violeta Marashit.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.