2007-04-04 18:00:13

Më 13 prill do të paraqitet libri i Papës “Jezusi i Nazaretit”.


(04.04.2007 RV)Paraqitja do të bëhet në Sallën e Sinodit pranë Sallës së Palit VI në Vatikan. Pastaj, duke filluar nga 16 prilli, libri do të dalë në shitje në librari në edicionin italian (Rizzoli), gjerman (Herder), e polak (Vidavniktvo). Gjatë paraqitjes, që do të koordinohet nga Atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të flasin kardinali Kristof Shënborn, kryeipeshkëv i Vjenës, profesor Daniele Garrone, dekan i fakultetit valdez të teologjisë në Romë dhe Masimo Kaçiari, profesor i estetikës në universitetin e Shën Rafaelit në Milano.








All the contents on this site are copyrighted ©.