2007-04-03 15:45:11

Papa priti Presidentin polak Kacinski.


(03.04.2007 RV)RealAudioMP3 Mbrëmë Benedikti XVI priti Presidentin e Polonisë Leh Kacinski, që kishte ardhur në Romë për kremtimet e organizuara në dyvjetorin e vdekjes të Gjon Palit II. Në mikrofonin tonë Presidenti polak na flet për takimin me Benediktin XVI:
“Ishte një takim privat. Fola me Atin e Shenjtë si besimtar, e si i tillë edhe u paraqita. Folëm për Çështjen e Lumnimit të Gjon Palit II. I kujtova edhe një herë domethënien e jashtzakonshme që do të ketë kjo ngjarje e madhe për Poloninë dhe për çështjet që lidhen me Kushtetutën Evropiane dhe me praninë e rrënjëve të krishtera në Traktatin Kushtetues. E sigurova Atin e Shenjtë se ne do t’u qëndrojmë gjithnjë besnikë premtimeve tona. Por nuk e garantova për suksesin".
  Ndërkaq në Poloni mijëra besimtarë u mblodhën mbrëmë në Krakovi, pranë argjipeshkvisë. Nata e lutjes, me uratë e këngë të përshpirtshme, arriti kulmin në orën 21. 37, kur këmbana e lashtë e Sigjismondit nisi të binte për mort, duke kujtuar orën e saktë të vdekjes së Gjon Palit II, dy vjet më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.