2007-03-30 18:20:36

Presidenti rus, Vladimir Putin për një turne në Ballkan.


(30.03.07 RV)Presidenti rus, Vladimir Putin po përgatitet për një turne në Ballkan, për të folur mbi çështjen e Kosovës. Lajmin e japin burime diplomatike ruse, të cituara nga shtypi kroat.
Udhëtimi i presidentit rus mund të bëhet brenda qershorit, megjithëse akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kreu i Kremlinit duhet të vizitojë Zagrebin, Sarajevën dhe Beogradin.

Dy shpërthime janë dëgjuar në mëngjesin e sotëm në afërsi të manastirit kryesor ortodoks serb të Deçanit, në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i. Gjatë 6 ditëve të fundit, 4 bomba kanë shpërthyer në Kosovë. Tre prej tyre në pjesën veriore, të populluar kryesisht nga serbët.







All the contents on this site are copyrighted ©.