2007-03-30 18:17:54

Më 3 prill, Ahtisari diskuton planin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.


(30.03.07 RV)I dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari do të shkojë në Nju Jork gjatë fundit të javës për të paraqitur planin e tij për Kosovën para Këshillit të Sigurimit. Sipas zëdhënësit të tij, Remi Durlò, Ahtisari duhet ta diskutojë planin me anëtarët e Këshillit, më 3 prill. Këshilli i Sigurimit e ka marrë propozimin të hënën e kaluar. Në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.







All the contents on this site are copyrighted ©.