2007-03-30 18:15:39

Bremen: disa vende të BE-së me rezerva ndaj planit të Ahtisarit.


(30.03.07 RV)RealAudioMP3 Problemi i Kosovës në qendër të mbledhjes së ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, e cila zhvillohet sot e nesër në Bremen të Gjermanisë. Komisioni Evropian bëri thirrje që të 27 anëtarët të mbështesin plotësisht planin e Ahtisarit dhe të diskutojnë për mënyrën e financimit të misioneve evropiane në Kosovë, për të cilat duhen rreth 2 miliard dollarë.
Përveç Rusisë, në gjirin e Bashkimit Evropian, Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Spanja kanë shprehur rezervat e tyre ndaj planit, por gjithsesi ka pak gjasa që ato të prishin unitetin e krijuar në Bruksel mbi këtë çështje. Komisari për Zgjerimin, Olli Rehn, para mbledhjes theksoi se “nuk është Rusia dhe as SHBA-të ato që do të paguajnë, nëse në Kosovë do të ketë trazira, por do të paguajë Evropa”.







All the contents on this site are copyrighted ©.