2007-03-29 19:19:43

Solana: Republika Ceke dhe Polonia të mos u japin bazat SHBA-ve.


(29.03.07 RV)Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Havier Solana, gjatë fjalimit që mbajti në parlamentin evropian, u kërkoi Republikës Çeke dhe Polonisë të mos u japin SHBA-ve të drejtën për të përdorur bazat e tyre ushtarake për vendosjen e një radari dhe 10 raketave. Të paktën, jo pa diskutuar më parë çështjen me Brukselin, pasi kjo do të sillte probleme të mëdha në marrëdhëniet me Rusinë, e cila e ka kundërshtuar fuqimisht zgjerimin e pranisë amerikane në Evropë.








All the contents on this site are copyrighted ©.