2007-03-28 19:05:15

Solana-Rehn: duhen 2 miliard dollarë për Kosovën.


(28.03.07 RV)RealAudioMP3 Nesër, Bashkimi Evropian do t’u kërkojë vendeve anëtare që të kontribuojnë me një ndihmë të shpejtë deri në dy miliardë dollarë për zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë periudhës tri-vjeçare, pas arritjes së pavarësisë, thuhet në një dokument të brendshëm të Unionit.
SHBA-të duhet të ofrojnë një të katërtën e shumës së përgjithshme, por Bashkimi Evropian është ai që do të udhëheqë rindërtimin në Kosovë. Dokumenti i shkruar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e jashtme, Havier Solana dhe Komisari për Zgjerimin, Olli Rehn do t'u paraqitet ministrave të jashtëm evropianë në takimin që do të mbahet në Bremen të Gjermanisë.
Solana dhe Rehn theksojnë se përmirësimet në nivelin e jetesës së kosovarëve nuk do të jenë imediate pas shpalljes së mundshme të pavarësisë, megjithëse shumica e popullsisë shpreson në këtë. Kosova do të ketë para vetes sfida shumë të mëdha në fushën e ekonomisë. Pas miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit për një pavarësi të mbikqyrur, ajo do të gjendet para një borxhi prej 840 milion eurosh, të trashëguar nga Serbia, që përbën gati një të tretën e Prodhimit të saj të Brendshëm. Nëse krerët kosovarë do të dinë të paraqesin plane realiste shpenzimesh, një konferencë donatorësh mund të organizohet brenda pak javësh nga shpallja e planit të OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.