2007-03-28 19:52:52

Shtyhen negociatat e Komisionit te Vatikanit e Izraelit mbi prona te Kishes ne Lindje te Mesme


(28.03.07 RV)Keqardhja e Selisë së Shenjtë për shtyrjen e negociatave me Delegacionin izraelit mbi çështjet fiskale e të pronësisë së Kishës katolike në Tokën e Shenjtë.
Nesër nuk do të zhvillohet mbledhja plenare e Komisionit Dypalësh të Përhershëm të Punës ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit të Izraelit, programuar në Vatikan më qëllim të trajtimit të disa çështjeve që kanë të bëjnë me Marrëveshjen Themelore, nënshkruar nga të dyja palët më 30 dhjetor të vitit 1993.
Delegacioni izraelian ka njoftuar të hënën e kaluar pasmundësinë për të marrë pjesë në mbledhjen e përmendur, për shkak të ngjarjeve e rrethanave politike ndërkombëtare. “Selia e Shenjtë – pohon sot një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – megjithë kuptimin e arsyeve, me keqardhje ka marrë njoftim për ngjarjen e pret të mund të merret vesh sa më shpejt me Palën izraelite për caktimin e datës së re të thirrjes së Plenares”. Në qendër të punimeve figuronte Artikulli 10, aty ku Selia e Shenjtë dhe Shteti i Izraelit impenjohen të negociojnë “sinqerisht një marrëveshje të përgjithshme, që përfshinë e miraton zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët mbi pikat jo të qarta, jo të caktuara apo të pa diskutuara lidhur me pronësinë dhe çështjet ekonomike e fiskale që kanë të bëjnë kryesisht me Kishës katolike apo bashkësitë dhe institucionet specifike katolike” në vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.