Papa neser ne Baziliken e Vatikanit kryeson Rrefimet e Pashkeve per te rinjet e dioqezit
te Romes
(28.08.07 RV) Nesër pasdite në ora 18.00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan,
Papa Benedikti XVI do të kryesojë kremtimin pendestar me të rinjtë e dioqezit të Romës
në përgatitje të Pashkëve e të Ditës Botërore të Rinisë, e cila do të kremtohet në
nivelin dioqezan më 1 prillin e ardhshëm, të Dielën e Larit. Gjatë ritit të rrëfimit
apo pajtimit me Zotin, Papa do t’i rrëfejë disa të rinj. Rreth 200 meshtarë të tjerë
do të jenë të panishëm në Bazilikën e Vatikanit të gatshëm për rrëfime të të rinjve.
Thirrjen për të marrë pjesë në Sakramentin e Pajtimit me Zotin me rastin e Pashkëve,
e bëri personalisht Papa të dielën e kaluar gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot duke
kujtuar se “ Rrëfimi është një ‘takim i vërtetë me dashurinë e Zotit, për të cilën
çdo njeri ka nevojë për të jetuar në gëzim e paqe”.