2007-03-28 19:09:55

Korrupsion në Shqipëri.


(28.03.07 RV)Një hetim i autoriteteve belge ka zbuluar një skandal korrupsioni me vlerë miliona euro, që ka të bëjë me tenderat e godinave të destinuara për delegacionet e Komisionit Evropian në disa vende të botës, perfshi edhe Shqipërinë. Në pranga kanë rënë tre zyrtarë italianë, njëri prej të cilëve kishte për detyrë të përcaktonte edhe godinën ku do të vendoset përfaqesia e Bashkimit Evropian në Shqipëri, godinë kjo e ngritur në rrugën kryesore në Laprakë të Tiranës.


Në raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në Shqipëri theksohet se gjatë vitit 2006 janë evidentuar 135 zyrtarë në konflikt interesi. Rekordin e mban Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave. Vetëm në këtë drejtori janë evidentuar 84 raste. Katër zyrtarë kanë përfunduar në Prokurorinë e Përgjithshme për ndjekje penale, pasi nuk kanë arritur të justifikojnë pasurinë që kanë me të ardhurat mujore. Diferenca ka qenë mbi 3 milionë lekë.







All the contents on this site are copyrighted ©.