2007-03-27 15:44:15

Imzot Parolin: fetë e ndryshme të Tokës Shenjte janë vendimtare për rivendosjen e paqes ndërmjet izraelitëve e palestinezëve.


(27.03.2007 RV)Bashkësia ndërkombëtare, e me të edhe Selia e Shenjtë, urojnë që qeveria e re palestineze të jetë ‘bashkëbiseduese autoritare dhe e besueshme, e aftë për t’u prirë njerëzve të vet me ndjenën e përgjegjësisë e të realizmit, në përfundimin e një paqeje të drejtë me izraelitët si dhe në krijimin e një shteti të lirë, të pavarur e sovran” për vetë palestinezët. E pohoi këtë zevendës-sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, imzot Pietro Parolin, gjatë Konferencës ndërkombëtare që u mbajt këto ditë në Romë me ftesën e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për ushtrimin e të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez. Duke kujtuar, në emër të Selisë së Shenjtë, fragmentet më të rëndësishme të Letrës që Benedikti XVI u dërgoi të krishterëve të Tokës Shenjte për Krishtlindjet 2006, imzot Parolin përfundoi me bindjen se konfesionet e ndryshme fetare të pranishme në këto vise, do të japin një kontribut vendimtar për rifillimin dhe përfundimin me sukses të bisedimeve për paqen.







All the contents on this site are copyrighted ©.