2007-03-26 18:08:57

“Armiku i vërtetë është lidhja me mëkatin”: kështu u shpreh dje Benedikti XV, gjatë vizitës në famullinë romake të Shën Feliçitës dhe Bijëve të saj, martirë.


(26.07.2007 RV)Vetëm falja nga ana e Zotit dhe dashuria e tij, e pranuar me zemër të sinqertë, e çlirojnë njeriun nga mëkati, që është rrënja e çdo të keqeje: mbi këtë foli dje Papa në famullinë romake të Shën Feliçitës dhe Bijëve të saj, martirë, ku kryesoi Meshën shenjte. I pritur në një atmosferë të jashtzakonshme festive, Ati i Shenjtë u tha besimtarëve: “Ju jeni gurët e gjallë të Kishës”.
E më pas, duke komentuar fragmentin e Ungjillit, që flet për gruan e cila kishte thyer kurorën e që për këtë arsye ishte e dënuar të mbytej me gurë, Benedikti XVI shpjegoi se vetëm falja hyjnore dhe dashuria e Zotit, e pranuar me zemër të hapur e të sinqertë, na japin forcë t’i bëjmë ballë së keqes e të mos mëkatojmë më:“Vetëm dashuria e Hyjit mund ta shndërrojë nga brënda jetën e njeriut e, si pasojë, të çdo shoqërie, sepse vetëm dashuria e Tij e pakufishme e çliron nga mëkati, që është rrënja e të gjitha të këqijave”.







All the contents on this site are copyrighted ©.