Të shumta nismat e Kishave në mbarë botën për kremtimin e 40-vjetorit të Enciklikës
“Populorum progressio”.
(26.03.2007 RV)Në mbarë botën Kisha po mobilizohet për të kremtuar 40-vjetorin
e një enciklike që sot mund të quhet profetike: “Populorum Progressio”, shpallur
nga Pali VI më 26 mars 1967, që prek tre fenomene tepër të rëndësishme shoqërore për
kohën kur u shkrua e edhe për kohën tonë: dekolonizimin, fenomen aktual i asokohshëm,
pabarazitë ndërmjet Veriut e Jugut të botës në plan ekonomik, tepër aktuale edhe për
sot së bashku me problemin e ushtrimit të drejtësisë ndërkombëtare në kornizën gjeopolitike
të karakterizuar nga tensionet ndërmjet Veriut e Jugut, dhe së treti, procesin e
kryesuar posaçërisht nga organizmat e Kombeve të Bashkuara për fillimin e një faze
të re të bashkëpunimit ndërkombëtar për të sheshuar, të pakëtn pjesërisht, hendekun
dramatik ndërmjet Veriut e Jugut të botës. Edhe Kisha katolike në Shqipëri është përfshirë
në mobilizimin e përgjithshëm të Kishës universale. Në kryedioqezën Shkodër-Pult Enciklika“Populorum
Progressio”, është përkthyer, lexuar e vënë në qëndër të vëmendjes në një sërë
konferencash, lidhur ngusht me problemet më të mprehta të vendit.