2007-03-24 16:17:11

Benedikti XVI në takimin me lëvizjen ‘Bashkim e Çlirim’, porosit”: “Dëshmoni sa gjë e bukur është të jesh i krishterë”.


(25.03.2007 RV)Takimi u organizua dje, me rastin e 25-vjetorit të njohjes papnore të lëvizjes kishtare, themeluar nga don Luigji Gjusani, që numron 100 mijë anëtarë nga 70 vende të botës. Në këtë Lëvizje aktivizohen edhe shumë shqiptarë, posaçërisht në radhët e emigrantëve në Itali, përfaqësuesit e të cilëve ishin të pranishëm në takimin me Benediktin XVI. Duke iu drejtuar më se 100 mijë anëtarëve të Lëvizjes ‘Bashkim e Çlirim’, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, Benedikti XVI theksoi se Lëvizja e themeluar nga Don Gjusani është dhuratë që i bëri Shpirti Shenjt Kishës në një epokë kur përhapej opinioni se të ecësh në rrugën e Krishtit është diçka e lodhshme, që e pengon njeriun ta jetojë me fund jetën e vet.








All the contents on this site are copyrighted ©.