2007-03-24 16:19:08

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e V të Krezhmëve.
Përkujtoi edhe Shën Hajdutin e Mirë, Shën Kuirinin martir e Shën Luçia Filipinin, virgjër, themeluese e mësueseve të përshpirtshme Filipini, prej vitesh me mision në Shqipëri, sidomos në Berat.
Nesër, e hënë, do të kremtojë Lajmërimin e Zotit. Solemniteti na kujton përgjigjen që i dha Virgjëra Mari Kryeengjëllit Gabriel: “Qe shërbëtorja e Tënzot, u bëftë mbi mua si është fjala jote”. Edhe sot, si atëherë, Zoti nuk e detyron askënd të ndjekë rrugën e Tij. Zoti na fton, nuk na detyron. Na përket ne t’i japim atë përgjigje që i dha Maria.
Liturgjia e festës së Shën Rupertit, të martën e ardhshme, na kujton se edhe ne nganjëherë ndjehemi të lodhur e të shkurajuar, si populli hebraik në shktetëtirë, sepse kemi pak besim në shpëtimin që vjen nga Zoti në Jezu Krishtin.
Shën Kastori e Shën Linda, martirë, që do të kremtohet të mërkurën, na kujtojnë se feja në Krishtin na bën të lirë, e megjithatë shpesh herë vazhdojmë të jemi skllevër të bestytnisë e të egoizmit.
Liturgjia e Fjalës së Zotit, që do të ndjekim të enjten e ardhshme, në festën e Shën Eustakut, ipeshkëv i Napolit dhe të Shën Sekondit të Astit, na kujton se Abrahami është modeli i besimtarit, sepse besimi i tij e ka themelin në fjalën e Zotit e merr jetë nga dashuria dhe përvujtëria.
Shën Amedeu, që do të kremtohet të premten, na kujton se në në ditën e ankthit, shpirti ynë mund të qetësohet vetëm duke thirrur në ndihmë Zotin e duke dëgjuar fjalën e Tij. Shën Amosi profet, Shën Balbina, matronë romake e Shën Beniamini, diakon e martir, që do të festohen të shtunën, na kujtojnë parafoljen e Besëlidhjes së Vjetër sipas së cilës misioni i Jezusit është të formojë nga gjithë popujt, një popull të vetëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.