2007-03-23 18:15:27

Ç’vend zë Shqipëria në Bashkimin Evropian?


(23.03.07 RV)Kur etërit e Evropës diskutonin për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet tyre, Shqipëria kishte nisur rrugën e errët të komunizmit, me në krye një diktator, që s’mund t’i shihte me sy kapitalistët e përtej detit. Enver Hoxha shkruante e mbronte tezën se Bashkimi Evropian nuk do të formohej kurrë, e se të gjitha përpjekjet në këtë drejtim do të shkonin kot. I zoti e jep, po tellalli s’e jep. Bashkimi Evropian u bë pa Enver Hoxhën e çudi e madhe, në Evropë nuk pyetkërkan për çifligarin e komunizmit shqiptar.
Rezultati? Shqipëria vendos marrëdhëniet e para dipllomatike me të atëhershmin Bashkim Ekonomik Evropian vetëm në vitin 1991, me ardhjen e demokracisë. Më 13 korrik 1995 bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. E vitin e kaluar, më 12 qershor 2006 nënshkruan marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian, hap i parë për integrimin e mëtejshëm. Tani janë 27 vendet, që i referohen Brukselit ata, që duhet të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, duke marrë vendim ratifikimi për marrëveshjen.








All the contents on this site are copyrighted ©.