2007-03-23 17:38:53

Takim i përzemërt i Papës me presidenten irlandeze, MkAlis.


(23.03.2007 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti në Vatikan zonjën Meri MkAlis, presidente e Irlandës, shoqëruar nga bashkëshorti e një grup personalitetesh. Gjatë takimit, që u zhvillua në një atmosferë shumë të përzemërt – pohon një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u fol për gjendjen aktuale të Kishës në Irlandë dhe për arritjet pozitive të dialogut ndërmjet shtetit e Kishave, në frymën e Traktatit të ri Kushtetues Evropian, si rrugë për kontributin pozitiv të kishave në jetë e në shoqëri. U prekën temat më të përgjithshme të ndërtimit të Evropës e të rrënjëve të saj të krishtera si dhe të zhvillimit të procesit të paqes në Irlandën e Veriut.
Presidentja e uroi Papën për 80-vjetorin e ditëlindjes, që Ati i Shenjtë do ta kremtojë më 16 prillin e ardhshëm.
Më pas presidentja irlandeze u prit edhe nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Po sot Papa priti edhe presidentin e Parlamentit Evropian Hans-Gert Pëtering i cili ndodhet në Romë për kremtimet e 50-vjetorit të nënshkrimit të Traktateve të Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.