2007-03-23 17:41:15

Papa në Vigjevano e në Pavi më 21 e 22 prill.


(23.03.2007 RV)Papa do të shkojë për vizitë baritore në Vigjevano e në Pavi më 21 e 22 prillin e ardhshëm. Lajmin e dha sot Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Benedikti XVI do të arrijë në Vigjevano pasditen e 21 prillit: në orën 16.45 do të pritet në stadiumin komunal ‘Dante Merlo’. Pastaj do të kremtojë Meshën shenjte në Sheshin Dukal. Në orën 20. 00 do të niset për Pavi; një orë më pas do të jetë në Sheshin e Katedrales, ku do të pritet nga autoritetet fetare, civile dhe nga grupet e vullnetariatit të të rinjve.
Të dielën, më 22 prill, në orën 9. 00 parashikohet vizita e Papës në Poliklinikën e “Shën Mateut”; në orën 10. 30 do të kremtojë Meshën në Kopshtet e Kolegjit Borromeo; në orën 16. 00, vizita në Universitet; në orën 17. 30 kremtimi i lutjeve mbrëmësore në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku ruhen reliket e Shën Agostinit. Në përfundim të ritit, Papa do të niset nga Pavia për t’u kthyer në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.