Nesër – festë e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit: Papa do të takohet me vëllazërinë
‘Bashkim e Çlirim”.
(23.03.2007 RV)Takimi organizohet me rastin e 25-vjetorit të njohjes papnore
të lëvizjes kishtare, themeluar nga don Luigji Gjusani, që numron 100 mijë anëtarë
nga 70 vende të botës. Në këtë Lëvizje aktivizohen edhe shumë shqiptarë, posaçërisht
në radhët e emigrantëve në Itali, përfaqësuesit e të cilëve do të jenë të pranishëm
në takimin me Benediktin XVI, në të cilin priten rreth 50 mijë vetë. Radio Vatikani
do ta transmetojë kronikën e takimit drejtpërdrejtë në gjuhët kryesore të botës.