Sot Benedikti XVI priti grupin e parë të ipeshkvijve sardë.
(22.03.2007 RV)Sot Papa priti grupin e parë të prelatëve të Konferencës ipeshkvnore
të zonës së Sardenjës, në vizitë ad Limina, kryesuar nga imzot Gjuzepe Mani, kryeipeshkëv
i Kaljarit e kryetar i Konferencës të ipeshkvijve sardë. Kujtojmë se Sardenja ka rreth
1 milion e 700 mijë banorë, për të cilët kujdesen dhjetë dioqeza me 1160 meshtarë
shekullarë e rregulltarë. Kisha sarde është shumë e lidhur me njerëzit e me problemet
e tyre, sidomos sot kur ishulli kalon një periudhë krize ekonomike.