(22.03.07 RV)OKB-ja ka vendosur të ndërhyjë në zgjidhjen e çështjes së emrit
të Maqedonisë, duke caktuar një zyrtar, i cili do të ndihmojë qeveritë e Athinës dhe
Shkupit për t’ dhënë fund kësaj çështjeje. OKB-ja duhet të bëjë një propozim të ri
mbi emrin e Maqedonisë deri në fund të vitit e do të jetë Lin Pasko, nënsekretari
i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Politike, ai që do të arrijë një marrëveshje
ndërmjet palëve. “Maqedoni” është dhe emri i një rajoni në veri të Greqisë dhe Athina
argumenton se përdorimi i këtij emri mund t’u japë shkas ambicjeve territoriale të
Maqedonisë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, dhe ministrja e Jashtme
e Greqisë, Dora Bakojanis, janë takuar mbrëmë në Nju Jork dhe kanë diskutuar çështje
që kanë të bëjnë me Qipron dhe Kosovën.