2007-03-20 18:28:46

Lajme nga bota.


(20.03.07 RV)Ka shkuar në 106 numri i viktimave nga shpërthimi i djeshëm në një minierë qymyri në Siberi. Ky është aksidenti më i rëndë në minierat ruse, që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Sot, në rrënojat e minierës, u gjet një person akoma i gjallë. Në një tjetër incident, në një shtëpi për të moshuar, së paku 63 persona kanë vdekur nga zjarri.


Dy ditë para Ditës Botërore të Ujit, që kremtohet më 22 mars, Fondi Botëror për Natyrën (ËËF) bën të ditur në një raport se po thahen lumenjtë më të mëdhenj të botës, duke shkaktuar një rrezik serioz për furnizimin me ujë të popullsive që jetojnë pranë tyre. 10 lumenjtë e studiuar, për Evropën – Danubi, kanë probleme jo vetëm për shkak të ndryshimeve të klimës, por edhe për shkak të ndotjes së ambientit e të digave të ndërtuara nga njeriu. Jemi para një krize, për të cilën qeveritë e botës duhet të marrin menjëherë masa, thekson Fondi.


Presidenti iranian Ahmadinexhad pritet të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të folur mbi planin bërthamor të Teheranit. Sot, njoftohet se Rusia ka kërcënuar të mos furnizojë me karburant një nga centralet bërthamore të Iranit, nëse nuk plotësohen kushtet e rezolutës së OKB-së mbi Iranin, e cila kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit.







All the contents on this site are copyrighted ©.