2007-03-19 17:36:11

Presidenti i Shqipërisë dekreton qeverinë "Berisha 2".


(19.03.07 RV)Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Mosiu ka dekretuar emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar “Berisha 2”. Dekretimi i emrave të ministrave bëhet ditën e fundit të afatit kohor prej 7 ditësh të përcaktuar nga kushtetuta. Në qeverinë e re, zv/kryeministër do të jetë Gazmend Oketa, Ministër i Drejtësisë Ilir Rusmajli, Ministër i Brendshëm Bujar Nishani, Ministër i Kulturës Ylli Pango, Ministre e Integrimit Majlindja Bregu dhe Ministër i Shëndetësisë Nard Ndoka. Ndërkaq. brenda 10 ditësh, parlamenti duhet të miratojë emrat e dekretuar nga presidenti.







All the contents on this site are copyrighted ©.